Termat & Kushtet
TERMAT DHE KUSHTET

Nese hapni nje llogari ne faqen tone Albay ju  automatikisht keni pranuar kushtet tona  te drejtat dhe detyrimet tuaja si bleres.


KTHIMI I PRODUKTIT:

Nëse dëshironi, brënda 24 orëve ju mund ta ktheni produktin ose ta ndërroni atë me një produkt tjetër. Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit. Produktin duhet ta sillni tek dyqani jonë fizik, ose ta dërgoni tek ne me postën që e morët. Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse e ktheni në mënyrë që ne të përmirësohemi më tej në shërbimin tonë.
 

E DREJTA E AUTORIT:

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Ç’do përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.
 

MBROJTJA ME LIGJ DHE DETYRIMET TONA:

Ne jemi një subjekt i regjistruar në dosjet e QKB në Shqipëri dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit Shqiptar. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet në tatime dhe bashki. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit por edhe në rregullat e bisneseve në Shqipëri. Përveç të drejtës së autorit, ju pranoni edhe kushtet e garancisë që ne kemi. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës edhe pa u njoftuar, por asnjëherë nuk do ju fshihen apo manipulohen.
 

DETYRIMET
 
Detyrimet

Ju me regjistrimin dhe me përdorimin e kësaj faqeje nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe jeni dakort me to në momentin qe beni nje blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar te respektojme dhe t'i permbahemi cdo premtimi dhe sherbimi qe publikojme në faqen tone elbuy.al.
Gjuha e folur duhet ti permbahet etikes dhe ne nje nivel shume te mire komunikimi nga te dyja palet pasi kemi te bejme me nje staf te kualifikuar qe eshte non stop ne sherbimin tuaj.


Kushtet dhe tarifat e transportit

Pervec te drejtes se autorit dhe Kushtet e Garancise, ju pranoni edhe Kushtet dhe tarifat e Transportit, te cilat jane te publikuara ne faqen tone dhe ju jepen ne momentin qe konfirmoni blerjet. Ju keni mundesine qe ta zgjidhni vete kompanine qe do ju ofroje sherbimin e transportit dhe tarifat perkatese te seciles prej tyre.

Te drejtat tona
Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar produktet, ofertat, cmimet e produkteve, ndryshime keto per te cilat ju do keni mundesi te informoheni sa here te hyni ne faqen tone. Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar kompanite transportuese sa here qe mund te duket e nevojshme, gje per te cilen ju do keni mundesi te informoheni ne momentin qe do hyni ne faqe. Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar kushtet e perdorimit dhe garancite perkatese, ndryshime keto qe ju do mund ti shikoni sa here qe hyni ne  per te blere ne faqe.
Per cdo problem te mundshem ose paqartesi jeni te lutur te na kontaktoni me menyrat e kontaktit qe gjeni ne faqe.

 

Privatesia

Percaktimi i kushteve te privatesise ka per qellim te siguroje klientet tane qe te gjitha te dhenat qe ne disponojme rreth tyre jane te fshehta dhe nuk mund te perdoren jashte kesaj faqeje. Ne e dime qe te dhenat tuaja jane te rendesishme dhe e vleresojme besimin tuaj. Marrim pergjegjesi te plote per perdorimin e tyre ne menyren me diskrete dhe etike te mundshme. Ky dokument pershkruan se si keto te dhena do/mund te perdoren si dhe pergjithesisht politikat tona te konfidencialitetit.

Kompania jone ndermerr ne menyre te vazhdueshme masa kontrolluese nepermjet programeve te specializuar per te garantuar sigurine e kesaj faqeje.

Te gjitha te dhenat qe ne disponojme per ju jane teresisht te fshehta dhe jane te ndaluara per perdorim te jashtem. Asnjehere nuk do lejohet qe keto te dhena te dalin jashte kompanise tone dhe tu serviren personave te trete. Ne i perdorim te dhenat tuaja vetem per procesin e blerjes dhe dergeses se produktit. Nese ju regjistroheni ne faqen tone dhe beni nje blerje ju automatikisht pranoni te gjitha kushtet tona te garancise, transportit dhe produktit, dhe te dhenat tuaja do perdoren vetem per te realizuar permbushjen ne menyren me te mire te kerkeses tuaj per te blere produktin.



 

Informacionet personale


Te dhenat qe ne marim Ne mbledhim vetem te dhenat qe jane te nevojshme per perfundimin e proceseve te blerjes dhe i perdorim ato vetem ne rastet kur ju me deshire kryeni nje porosi tek faqja jone, kjo ne rastin kur ju jeni anetaresuar tek faqia jone. *Te dhenat tuaja personale dhe kontaktet kerkohen per te qene anetare te kesaj faqeje per ti perdorur ato me pas ne procesin e blerjes dhe dergeses se produktit tuaj, ku perfshihen Emer, Mbiemer, Email, Nr. Telefoni dhe Adrese vendbanimi. Emri identifikues, qyteti dhe shteti jane publike ne profilin tuaj apo ne listimin e produktit, ndersa emri i plote dhe adresa i shfaqen vetem nje personi qe do kujdeset qe te merrni ne dorezim produktin te cilin ju do te blini.


Regjistrimi ne newsletter


Nese ju deshironi ne mund tju dergojme nje e-mail informues (newsletter) per te gjitha ofertat dhe te rejat e faqes, produktet e reja dhe ato qe jane ne promocion. Mjafton qe ju te zgjidhni ne kutizen e vogel kur te beni regjistrimin ne faqen tone dhe ne do ju informojme periodikisht per te gjitha te rejat dhe ofertat e faqes ne kohe reale.




Ndryshimi / Fshirja e te dhenave

Ju keni te drejte te na kontaktoni dhe te kerkoni qe te dhenat tuaja te fshihen nese nuk deshironi me te jeni pjese e faqes sone. Keto te dhena do te fshihen pergjithmone nga arkiva e sistemit tone. Gjithashtu ju keni mundësine ti ndryshoni keto te dhena ne cfaredo moment qe ju keni deshire.